Monday, January 31, 2011

Me Ujin e Gjallë

Vraponte me erën zëri i shkretëtirës,

me forcën Hyjnore botën lajmëronte,

-Pendohuni - thërriste: ( Kërkoni Perëndinë ),

pastaj me ujë të bekuar njerëzit pagëzonte.


Një ditë para tij u shfaq Mesia,

Zot: thirri Gjoni- Unë duhet të vij te Ti!

Jo!- Le të bëhet ç’është shkruar foli Perëndia,

dhe Fryma e shenjtë e mbuloi me madhështi.


Atë çast ujërat e Jordanit rrjedhën e ndaluan,

kur panë në mes tyre Birin Perëndi,

pastaj plot dashuri fort e përqafuan,

se i gjetën gjithë burimet ne trupin e Tij.


Nga ato ujëra madhështore doli Përjetësia,

për tu shuar etjen shpirtrave të tharë,

që çdo ditë brenda tyre të lulëzojë dashuria,

dhe lulet tu vaditen me Ujin e Gjallë.


Nga Kristina Vllaha

No comments: