Monday, April 13, 2009

Agape ne kishen tone

Shpresojmë që bekimet e Zotit JEZUS të jene me ju dhe me familjet tuaja.

Si çdo te shtunë, edhe të shtunën e datës 11 PRILL 2009, programi filloi në ora 10 dhe vazhdoi deri në ora 12. Midis të tjerave pjese e programit ishte organizuar edhe një dramë nga fëmijët e kishës sone me temën "Djali plangprishës ne kohët moderne"

Këtë të shtunë u bekuam shumë sepse mbas programit patëm mundësi të kalonim kohë së bashku duke ngrënë dhe një drekë të pregatitur nga gratë e kishës.

Programi i së shtunës mbasdite vazhdoi me një ekskursion ne malin e Moravës. Atje u bekuam shumë sepse patëm mundesi të qendronim më afër natyrës së krijuar nga Zoti. Atje kënduam disa këngë për Zotin, dëgjuam një predikim te shkurtër nga pastori i kishës Trifiol Ngjela dhe u lutëm, më pas u ngjitëm te Kryqi.

Tani po e mbyllim këtë informacion me urimin që të kaloni nje javë sa më të lumtur. Zoti ju bekoftë.


Vasilika Vllaha
Sekretarje e Kishës,

Wednesday, April 1, 2009

Përshëndetje nga Kisha Adventiste Korçë



Përshëndetje të gjithë besimtarëve adventistë nga ana e Kishës Adventiste të Ditës së Shtatë në Korçë!

Në rradhë të parë ju urojmë nga zemra të keni bekimet e Zotit tonë Jezus në jetët dhe familjet tuaja. pak më poshtë po ju prezantojmë me aktivitetet që kisha jonë ka ndërmarrë në tremujorin e parë të këtij viti.

Aktivitetet e zhvilluara

  1. Të shtunën e parë të Janarit kemi zhvilluar darkën e Zotit ku kanë marrë pjesë më shumë se 50% e anëtarëve të kishës. U bekuam shumë në atë darkë sepse në të morën pjesë edhe disa vizitorë.
  2. Po në Janar kemi filluar të zhvillojmë çdo të Shtunë pasdite edhe një seri takimesh trajnimi, ku po mësojmë sesi të ungjillëzojmë. Këto takime do të zhvillohen deri në muajin Maj.
  3. Në 22 – 26 Shkurt është zhvilluar java profetike ku kemi studiuar librin e profetit Daniel. Në këtë javë jemi bekuar shumë pasi kemi kuptuar se vërtet po jetojmë ditët e fundit, por kemi sigurinë që Zoti është në kontroll të gjithëçkaje.
  4. Në datën 7 Mars është zhvilluar Festivali i Besimit në Tiranë në të cilin shkuan 14 veta nga kisha jonë. Predikuesi në këtë të Shtunë ishte pastor David Currie, misionari i parë adventist në Shqipëri. Midis të tjerave në program përfshihej edhe një dramë me pantonima e organizuar nga të rinjtë e kishës në Korçë me temë: “Veset e këqia njerëzore dhe si mund t’i braktisim ato”.
  5. Në 22 – 26 Mars patëm një javë tjetër profetike ku studiuam librin e Zbulesës. Ashtu si dhe në Shkurt kjo javë ishte një bekim për të gjithë ne mbasi na ndihmoi të kuptojmë rëndësinë tonë si kishë në ditët e fundit. 
  6. Java profetike u mbyll të Shtunë në 28 Mars ku kishim Darkën e Zotit. Pastor Trifjol Ngjela predikoi në lidhje me darkën e madhe që Zoti Jezus Krisht po pregatit për ne kur të kthehet. Gjithashtu kjo e Shtunë ishte një bekim i madh mbasi kisha u ridedikua ndaj Zotit. Mbasdite të rinjtë ndoqën filmin adventits “Beteja e Fundit” i përkthyer dhe redaktuar në Shqip nga Genti dhe Sanda Thomollari.
Këtë tremujor të ri jemi të përballur me sfida të reja. Pranvera po troket në derë mbas një dimri të gjatë dhe të mërzitshëm. Lutja jonë është që të mund të sjellim pranverën shpirtërore në rrethin e Korçës. Në Maj do të nisim fushatën e parë evangjelistike në Korçë e cila do të pasohet nga dy të tjera në Qershor dhe në Korrik. Ngjarja më e madhe që po pregatisim këtë vit është 15 vjetori i Kishës Adventiste të Ditës së Shtatë në Korçë.

Lutuni për ne si kishë që të përmbushim me sukses porosinë e madhe të Zotit tonë Jezus Krisht, që të ungjillëzojmë dhe të predikojmë mesazhin e tre engjëve në rrethin e Korçës.

Gjithashtu komentet dhe kërkesat tuaja për lutje janë të mirëpritura. Mund të na kontaktoni në adresën postare “K.P. 01, Korçë, ALBANIA” ose në adresën e emailit: adventistkorca@yahoo.com

Zoti iu bekoftë,

Vasilika Vllaha
sekretare e kishës