Monday, January 31, 2011

Me Ujin e Gjallë

Vraponte me erën zëri i shkretëtirës,

me forcën Hyjnore botën lajmëronte,

-Pendohuni - thërriste: ( Kërkoni Perëndinë ),

pastaj me ujë të bekuar njerëzit pagëzonte.


Një ditë para tij u shfaq Mesia,

Zot: thirri Gjoni- Unë duhet të vij te Ti!

Jo!- Le të bëhet ç’është shkruar foli Perëndia,

dhe Fryma e shenjtë e mbuloi me madhështi.


Atë çast ujërat e Jordanit rrjedhën e ndaluan,

kur panë në mes tyre Birin Perëndi,

pastaj plot dashuri fort e përqafuan,

se i gjetën gjithë burimet ne trupin e Tij.


Nga ato ujëra madhështore doli Përjetësia,

për tu shuar etjen shpirtrave të tharë,

që çdo ditë brenda tyre të lulëzojë dashuria,

dhe lulet tu vaditen me Ujin e Gjallë.


Nga Kristina Vllaha

Sunday, July 19, 2009

Gezuar ditelindjen Kisha Adventiste Korce


Pershendetjte te gjitheve. Ju urojme te kaloni nje jave sa me te mbare. Java qe kaloi per ne ishte vertet shume e vecante sepse festonim 15 vjetorin e kishes. Ia kaluam me te vertete shume bukur.
Programi filloi ne oren 11:00. Ishe dicka e vecante sepse 15 vjetori i kishes koincidoi edhe me festivalin e besimit te rradhes, keshtu qe nuk ishim vetem ne te Korces qe festonim, por e gjithe Shqiperia ishte e bashkuar me gezimin tone. Festa u parapri nga disa muaj pergatitjesh te lodhshme, por qe ne fund ia vlejten sepse cdo gje u be per te ngritur lart emrin e Zotit.
Kishim shume te ftuar nga te cilet mund te permendim si fillim Pastorin brazilian Oliver Ferrera, nje nder pastoret e pare te kishes sone. I perkthyer me saktesi nga Fariola Jahollari, qe eshte nje nder te pagezuarat e para te kishes, ai solli ne kujtese shkurtimisht historine prekese te Daniel Luis dhe familjes se tij, te cilet u perpoqen me cdo kusht ta sillnin Krishtin me dinjitet ne zemrat e shqiptareve. Ai eshte themelues i kishes adventiste jo vetem ne Korce , por ne gjithe Shqiperine. Ishin te ftuar dhe nje grup prej 45 vullnetaresh nga Finlanda, te cilet na pershendeten edhe me nje kenge shume te bukur ne gjuhen e tyre. Gjithashtu ishin te pranishem edhe shume nga te rinjte, shqiptare dhe te huaj, qe kane ndihmuar ne ndertimin e kishes ne vitin 1994. Kjo ishte pak a shume nje permbledhje e pjeses se pare te programit. Pas kesaj pjese te pare kaluam disa momente me njeri-tjetrin duke shijuar dhe nje dreke te shijshme te pergatitur nga kisha e Korces.
Pjesa e dyte e programit filloi me disa kenge te gezuara. Te rinjte e Korces kishin pergatitur nje drame me temen" Banketi i vecante" qe fliste rreth thirrjes qe na ben Zoti gjithsecilit prej nesh per te pranuar mbreterine e Tij. Dramen e pasoi nje kenge e bukur me titullin "Sot me shume se kurre". Kjo kenge na transmeton te gjitheve mesazhin se sot eshte koha te pranojme te verteten e madhe te Bibles.
Nuk kishte se si te ndodhte ndryshe. Nje pagezim i trefishte e mbylli programin ne menyren me te mire te mundshme. Tre vajza shume te dashura per ne iu bashkuan vllazerise se Kishes Adventiste te Dites se Shtate: Suela Jaho, Evelina Abdyl dhe Silva Demolli. Pagezimi u be ne plazhin e bukur te Pogradecit. Ne fund, thirrjes per pagezim iu pergjigjen shume persona te cmuar per syte e Yotit. Keto tri vajza ia dorezuan jeten e tyre Jezusit sepse jane te sigurta per dashurine e Tij dhe duan ti sherbejne me devotshmeri. Ju ftojme te beni edhe ju te njejten gje.
Sekretarja e kishes>
Vasilika Vllaha

Wednesday, June 3, 2009

Pershendetje te gjitheve nga Kisha e Korces. Shpresojme qe t'ia keni kaluar te gjithe mire dhe qe bekimet e Zotit Jezus te jene derdhur si ujvare mbi ju dhe familjet tuaja. Po ju nohim me disa nga zhvillimet me te fundit ne kishen tone.
Kete te shtune ia kaluam vertet shume bukur. Kete vit kemi vendosur te gjithe qe ta shnderrojme ne nje vit ungjillizimi masiv. Per te qene sa me serioze ne ungjillizim kemi bere bluza me sloganin "E dua jeten" dhe me stemen e kishes ne pjesen prapa te bluzes. Kete te shtune i shperndame bluzat pas adhurimit. Adhurimi ishte si zakonisht i mrekullueshem.
Pas adhurimit te gjithe te rinjte e kishes dolen neper qytet per te shperndare shume ftesa qe kishin te benin me nje seminar rreth shendetit qe do te organizohej ate pasdite. Por pregatitjet per seminarin kishin filliuar qe nje jave perpara, gjate se ciles, lavdi Zotit u shperndane rreth 600 ftesa. Seminari mbante temen " Trupi i shendetshem" . Seminari u organizua pasdite tek Grand Hotel ne Korce. Pjesmarrja ishte mjaft e kenaqshme. Si lektore e seminarit ishte e ftuar doktoresha Beatrix Kastrati, e cila foli rreth shprehjes mjaft kuptimplote "Me mire te parandalosh sesa te kurosh". Pati gjithashtu edhe pyetje nga te pranishmit, te cilave doktoresha iu pergjigj ne fund te seminarit. Ne fund te seminarit pati dhe nje koktej me pjesemarresit, gjate te cilit ne patem mundesine te njiheshim me mire me disa prej tyre.
Se shpejti do te organizojme edhe seminare te tjera dhe do ju veme ne dijeni rreth te rejave me te fundit.
Sekretarja e Kishes
Vasilika Vllaha.

Monday, April 13, 2009

Agape ne kishen tone

Shpresojmë që bekimet e Zotit JEZUS të jene me ju dhe me familjet tuaja.

Si çdo te shtunë, edhe të shtunën e datës 11 PRILL 2009, programi filloi në ora 10 dhe vazhdoi deri në ora 12. Midis të tjerave pjese e programit ishte organizuar edhe një dramë nga fëmijët e kishës sone me temën "Djali plangprishës ne kohët moderne"

Këtë të shtunë u bekuam shumë sepse mbas programit patëm mundësi të kalonim kohë së bashku duke ngrënë dhe një drekë të pregatitur nga gratë e kishës.

Programi i së shtunës mbasdite vazhdoi me një ekskursion ne malin e Moravës. Atje u bekuam shumë sepse patëm mundesi të qendronim më afër natyrës së krijuar nga Zoti. Atje kënduam disa këngë për Zotin, dëgjuam një predikim te shkurtër nga pastori i kishës Trifiol Ngjela dhe u lutëm, më pas u ngjitëm te Kryqi.

Tani po e mbyllim këtë informacion me urimin që të kaloni nje javë sa më të lumtur. Zoti ju bekoftë.


Vasilika Vllaha
Sekretarje e Kishës,

Wednesday, April 1, 2009

Përshëndetje nga Kisha Adventiste Korçë



Përshëndetje të gjithë besimtarëve adventistë nga ana e Kishës Adventiste të Ditës së Shtatë në Korçë!

Në rradhë të parë ju urojmë nga zemra të keni bekimet e Zotit tonë Jezus në jetët dhe familjet tuaja. pak më poshtë po ju prezantojmë me aktivitetet që kisha jonë ka ndërmarrë në tremujorin e parë të këtij viti.

Aktivitetet e zhvilluara

  1. Të shtunën e parë të Janarit kemi zhvilluar darkën e Zotit ku kanë marrë pjesë më shumë se 50% e anëtarëve të kishës. U bekuam shumë në atë darkë sepse në të morën pjesë edhe disa vizitorë.
  2. Po në Janar kemi filluar të zhvillojmë çdo të Shtunë pasdite edhe një seri takimesh trajnimi, ku po mësojmë sesi të ungjillëzojmë. Këto takime do të zhvillohen deri në muajin Maj.
  3. Në 22 – 26 Shkurt është zhvilluar java profetike ku kemi studiuar librin e profetit Daniel. Në këtë javë jemi bekuar shumë pasi kemi kuptuar se vërtet po jetojmë ditët e fundit, por kemi sigurinë që Zoti është në kontroll të gjithëçkaje.
  4. Në datën 7 Mars është zhvilluar Festivali i Besimit në Tiranë në të cilin shkuan 14 veta nga kisha jonë. Predikuesi në këtë të Shtunë ishte pastor David Currie, misionari i parë adventist në Shqipëri. Midis të tjerave në program përfshihej edhe një dramë me pantonima e organizuar nga të rinjtë e kishës në Korçë me temë: “Veset e këqia njerëzore dhe si mund t’i braktisim ato”.
  5. Në 22 – 26 Mars patëm një javë tjetër profetike ku studiuam librin e Zbulesës. Ashtu si dhe në Shkurt kjo javë ishte një bekim për të gjithë ne mbasi na ndihmoi të kuptojmë rëndësinë tonë si kishë në ditët e fundit. 
  6. Java profetike u mbyll të Shtunë në 28 Mars ku kishim Darkën e Zotit. Pastor Trifjol Ngjela predikoi në lidhje me darkën e madhe që Zoti Jezus Krisht po pregatit për ne kur të kthehet. Gjithashtu kjo e Shtunë ishte një bekim i madh mbasi kisha u ridedikua ndaj Zotit. Mbasdite të rinjtë ndoqën filmin adventits “Beteja e Fundit” i përkthyer dhe redaktuar në Shqip nga Genti dhe Sanda Thomollari.
Këtë tremujor të ri jemi të përballur me sfida të reja. Pranvera po troket në derë mbas një dimri të gjatë dhe të mërzitshëm. Lutja jonë është që të mund të sjellim pranverën shpirtërore në rrethin e Korçës. Në Maj do të nisim fushatën e parë evangjelistike në Korçë e cila do të pasohet nga dy të tjera në Qershor dhe në Korrik. Ngjarja më e madhe që po pregatisim këtë vit është 15 vjetori i Kishës Adventiste të Ditës së Shtatë në Korçë.

Lutuni për ne si kishë që të përmbushim me sukses porosinë e madhe të Zotit tonë Jezus Krisht, që të ungjillëzojmë dhe të predikojmë mesazhin e tre engjëve në rrethin e Korçës.

Gjithashtu komentet dhe kërkesat tuaja për lutje janë të mirëpritura. Mund të na kontaktoni në adresën postare “K.P. 01, Korçë, ALBANIA” ose në adresën e emailit: adventistkorca@yahoo.com

Zoti iu bekoftë,

Vasilika Vllaha
sekretare e kishës

Thursday, July 17, 2008

Artikulli i Pare

Mirëserdhët në adventistkorca blog. Kjo është faqja e parë e internetit për Kishën Adventiste të Ditës së Shtatë në Korçë. Është dëshira jonë që ky blog të lidhë të gjithë adventistët që e njohin kishën tonë. Të gjitha sygjerimet tuaja janë shumë të mirëpritura.